MeteoBallkan: Sonte kulmi i të ftohtit arktik

Vala e ftohtë Arktike e cila përfshiu Evropën me reshje bore sonte gjendet pikërisht mbi rajonin tonë dhe duke pas para sysh edhe kthjellimet nata e sontme mund të jetë shumë e ftohtë dhe me acar të fortë.

Temperaturat gjatë natës pësojnë ulje të theksuar dhe ato minimalet mund të luhaten nga -4 deri në -8°C, ndërsa në ndonjë rajon malor mund të jetë edhe më ftohtë.

Gjatë ditës së nesërm i ftohti pritet të lëshojë gradualisht rajonin tonë duke u tërhequr thellë në juglindje të Evropes dhe nga Evropa dhe Mesdheu pritet të depërtojnë masa më të ngrohta ajrore të cilat do të ndihmohen nga rrezet diellore.

Ngrica mund të ketë edhe natën tjetër ose mëngjesin e së shtunës, por sipas parashikimeve ato pritet të jenë shumë më të dobëta.

Nga dita e shtunë pranverë e vërtetë, ndërsa nga e diela edhe më ngrohtë, por përpoa intervaleve kohore me diell priten edhe vranësira.

Nga e hëna temperaturat pritet të arrijnë shifrën 20 në Kosovë, ndërsa nga e mërkura mund të riga lokale shiu, e borë vetëm në viset malore./Meteoballkan

Reklama