Mësuesja nga Rahoveci nis në mënyrë të veçantë vitin e ri shkollor

Mësuesja e shkollës fillore “Bekim Sylka”, Lejla Bytyqi, e ka nisur në mënyrë të veçantë vitin e ri shkollor bashkë me nxënësit e saj.

Ajo ka fotografuar secilin nxënës veç e veç brenda një kornize me elemente festive, dhe fotografitë e tyre i ka shpërndarë në Facebook duke i uruar për fillimin e vitit të ri shkollor.

Ajo ka thënë se nuk dëshiron që nxënësit e saj të ndjehen të frikësuar na situata me pandeminë.

“Ky vit është ndryshe nga vitet e tjera por ëmbëlsia e këtyre  fëmijëve dhe dëshira  për të marrë njohuri të reja të japin forcë që të përballosh çdo lloj frike.  Këtë ditë ua uroj nxënësve të  klasave të para që më shumë se kushdo tjetër kanë  nevojë që të ndjehen të sigurt, ata do gjejnë mbështetjen dhe dashurinë tonë! Le t’ia nisim sërish për të shënuar një sukses të ri me besim, me dashuri, me durim e me mirësi! SUKSESE & MBARËSI të dashur nxënës!”, ka shkruar mësuesja Bytyqi.

DITA E PARE E SHKOLLES!Ky vit është ndryshe nga vitet e tjera por ëmbëlsia e këtyre fëmijëve dhe dëshira për të…

Gepostet von Lejla Bytyqi am Montag, 14. September 2020

Reklama