Merkel në Turqi, kjo është dhurata e befasishme që i bëri Erdogan – Video

Gjatë ditës së sotshme, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, priti në takim kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Erdogan në këtë takim ia dhuroi një pasqyrë kancelares gjermane.

Merkel dhe Erdogan pritet të zhvillojnë bisedime duke u përqendruar në të ardhmen e marrëveshjes së migracionit midis Turqisë dhe BE që ndihmoi në uljen e fluksit të refugjatëve në Evropë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se vendi i tij nuk do ta lë të vetëm kryeministrin e qeverisë legjitime të Libisë, Fayez al-Sarraj dhe se Turqia është e vendosur të ofrojë sa më shumë mbështetje ndaj tij, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në luftën kundër terrorit (në Libi), jemi duke mbështetur Sarraj-in dhe ushtrinë e tij, jo personin që nuk ka legjitimitet”, tha Erdoğan.

Kancelarja Merkel, nga ana e saj, tha se armëpushimi i brishtë në Libi duhet të shndërrohet në një armëpushim të përhershëm.

“Marrëveshjet e dakorduara në Samitin e Berlinit mbi Libinë do të miratohen nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së”, theksoi Merkel

Reklama