Merkel dridhet sërish gjatë konferenfës, e refuzon gotën e ujit

Kancelarja gjermane Angela Merkel është shfaqur e paqëndrueshme dhe duke u dridhur për herë të dytë brenda 10 ditëve në një ceremoni në Berlin, transmeton AA.

Ky incident i shkurtër ndodhi pasi Merkel qëndroi pranë presidentit Frank-Walter Steinmeier në një aktivitet të brendshëm sot në mëngjes, ku u emëruar zyrtarisht ministri i ri i Drejtësisë.

Kancelares Merkel iu dha një gotë ujë, por e refuzoi atë dhe u duk mirë kur mbërriti në parlament gjysmë ore më vonë.

Të martën javën e kaluar, Merkel dridhej derisa qëndronte jashtë në një mot të nxehtë së bashku me presidentin e Ukrainës. Merkel më pas tha se ishte mirë pasi piu tri gota ujë, të cilat “me sa duket ishin të nevojshme”.

Moti i nxehtë në Gjermani ka vazhduar këtë javë edhe pse temperaturat në Berlin kanë rënë brenda natës.

Merkel, 64-vjeçare, është udhëheqëse e Gjermanisë që nga viti 2005.

Reklama