Mërgimtarit shqiptar i shpohen gomat në Serbi, në gozhda i vendosur flamuri serb – Foto

Përveç pritjeve të gjata në kufi me Serbinë, e maltretimeve të ndryshme procedurale, mërgimtarët shqiptarë janë duke hasur edhe në sjellje tejet armiqësore përderisa kalojnë nëpër Serbi për të shkuar drejt vendeve ku jetojnë e punojnë.

Tashmë janë raportuar disa raste të shpimit të gomave përderisa ata ndalen që të furnizohen me derivate nëpër Serbi, rregullimi i të cilave u kushton shumë shtrenjtë në gomisterë që vendosen fare afër ku shkaktohen dëmet e qëllimta, shkruan RahoPress.

Në grupin “Marakli t’kerreve” është raportuar për një rast që i ka ndodhur një mërgimtari. Atij iu kanë shpuar gomat përderisa ishte duke u kthyer në Gjermani.

Kur mërgimtari ka nxjerr gozhdat, ka parë që mbi to ishte vendosur flamuri i Serbisë.

Mërgimtarëve nga Kosova po u preferohet që të furnizohen me derivate kur kalojnë nëpër Serbi vetëm në pompat “OMV Petrol”, shkruan RahoPress.

Ky është njoftimi i plotë i publikuar në grup, bashkë me fotografitë:

KUJDES!!

Kto jon fotot e nje antari te grupit tone perndryshe qe ishte ne pushime ne Kosove dhe duke u kthyer per ne Gjermani ju shperthyen gomat e vetures ne serbi.

Pasi jan nxerr gozhdat nga gomat e vetures ku shihet edhe ne foto se gozhdat jan me flamurin serb.

Ju kisha lut sa ma shum kujdes juve bashkatdhetare qe jeni duke u kthyer neper serbi.

Kto gozhda jan ne autostraden nish te serbis dhe kur ndaluan ne OMV Petrol per tkerkuar ndim ishin edhe 4 vetura te ndaluara qe kerkonin ndihm me te njejtin rast .

Le te jet msim kjo edhe per plotikanet tone se nuk eshte hera e pare qe bashkeatdhetaret tane qe hasin ne ksi lloj problemesh!!!!

Reklama