Mërgimtari anonim ia dhuron Rahovecit 5,000 maska

Një mërgimtar që ka kërkuar të mbetet anonim, i ka dhuruar komunës së Rahovecit 5,000 maska.

Për këtë gjë ka njoftuar kryetar Smajl Latifi, i cili bashkë me nënkryetarin Fatmir Iska e kanë pranuar donacionin nëpërmjet Nazim Vuçitërrnës.

Pas pranimit, maskat janë shpërndarë në institucione të ndryshme.

Njoftimi i plotë:

Sot, së bashku me Nënkryetarin Fatmir Iska kemi pranuar një donacion prej 5000 maskash, nga një mërgimtar i cili ka preferuar që të mbetet anonim, por ka vendosur që donacionin ta dorëzojë nëpërmjet Nazim Vuçitërrnës.

Mërgimtarët tanë ishin dhe janë një nga shtyllat e shoqërisë sonë, të cilët kanë dhënë dhe po japin kontribut të pakontestueshëm për të mirën e atdheut, andaj mërgimtarin në fjalë e falënderoj për ndihmën, humanitetin dhe vullnetin e mirë karshi komunës sonë!

Pas pranimit të donacionit, një pjesë të maskave, Komuna e Rahovecit i ka dhuruar për Stacionin Policor Rahovec (2000 copë), QKMF-në dhe Administratën Komunale Rahovec (2000 copë) dhe për Bashkësitë Fetare (1000 copë).

Faleminderit edhe Nazimit për dorëzimin e këtij donacioni, mirënjohës përherë!

SL

Reklama