Mërgimtarët që u aksidentuan në Serbi nisen për në Slloveni, s’ka të lënduar rëndë

Kompania Zhitia Turist, sot në orët e mëngjesit ka njoftuar se se janë rrugës për në Slloveni, pas aksidentit të mbrëmshëm, ku një autobus i kësaj kompanie u rrokullis afër Krushevcit, në Serbi.

Nëntë persona kanë marrë lëndime si pasojë e daljes nga rruga të autobusit me udhëtarë nga Kosova.

Qeveria e Kosovës nëpëmjet një komunikate ka konfirmuar se nga informacionet që kanë, të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Kompania e udhëtimit ka nisur një autobus tjetër që t’i marrë udhëtarët që të vazhdojnë udhëtimin për në Graz. Zyrtari ynë ndërlidhës është rrugës për në spitalin e Krushevcit, për t’i vizituar të lënduarit”.

“Të lënduarve u urojmë shërim sa më të shpejtë. Institucionet e Republikës së Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm për të bërë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar të prekurit nga ky aksident”.

Autobusi i “Zhitia Turist” po udhëtonte nga Prishtina drejt Grazit të Austrisë.

Reklama