Memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, përfiton Komuna e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.

Latifi ka njoftuar se një bashkëpunim i tillë është i rëndësishëm për komunën e Rahovec, pasi që përfshin furnizim me pajisje të TI-së për shkollat e mesme të Rahovecit, financim prej 10,000 eurosh.

Njoftimi i plotë:

Sot, kam nënshkruar memorandum të rëndësishëm bashkëpunimi me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, z.Blerim Kuçi.

Ky bashkëpunim ka rëndësi të madhe për komunën e Rahovecit, sepse përfshin furnizim me pajisje të TI-së, për shkolla të komunës sonë. MEA, do të financojë me 10,000 euro, ndërsa komuna e Rahovecit, do të financojë këtë projekt përtej shumës së financuar nga MEA.

Falënderojmë MEA-në dhe ministrin z. Blerim Kuçi për këto investime dhe sigurojmë, se ne si Komunë do të punojmë me dinamikë të lartë dhe përkushtimi ynë për krijimin e kushteve për zhvillimin e arsimit në Rahovec, do të vazhdojë me projekte të tilla edhe në të ardhmen!

Reklama