Medalja e artë e Taekwondo’s vjen në Rahovec, e sjell 9-vjeçari Dorian Hoti

9- vjeçari nga Rahoveci, përkatësisht Pataqani i Poshtëm, Dorian Hoti është kthyer me medalje të artë nga gara ndërkombëtare  në sportin Taekwondo.

Kryetari Latifi a ka mirëpritur me medalin djaloshin dhe trajnerin dhe mjeshtrin e shkollës “Krasniqi Taekwondo” që është aktive në Zvicër.

Latifi u ka dëshiruar suksese të reja trajnerit dhe të rinjve nga Rahoveci që merren me këtë sport.

Latifi shkruan:

Kënaqësi të takosh ekipin fitues të pesë medaljeve të arta dhe dy të argjendta, së bashku me Bashkim Krasniqin, president dhe mjeshtër i shkollës “Krasniqi Taekwondo” që vepron në Villeneue të Zvicrës, ku me të vëllanë Mërgim Krasniqi, kryetrajner nga Hoça e Vogël, u kthyen me trofe në një garë  ndërkombëtare në “Taekwondo” të zhvilluar në Tiranë.

Në mesin e fituesve me medalje të artë është edhe Dorian Remzi Hoti, djaloshi 9- vjeçar nga Pataqani i Poshtëm.

Vetëm përpara, drejt fitoreve të reja bashkë me nxënësit tuaj, President i Shkollës “Krasniqi Taekwndo”!

Ju lumtë!

Reklama