Me vreshtarët përshëndetet edhe James Stanback: Nder të isha pjesë e familjes tuaj

Edhe basketbollistit James Stanback i ka përfunduar kontrata sezonale me KB Rahoveci.

Klubi ka dhënë njoftimin se Stanback tashmë ka arritur në shtëpi, prej ku ka falënderuar të gjithë qytetarët e Rahovecit.

“Dua të falenderoi secilin në Rahovec që më priti nga dita e parë qe arrita aty. Ishte nder dhe kënaqësi qe isha pjesë e familjes suaj”, citohet të ketë thënë Stanback.

Ishte Fred Richardson tjetri basketbollist që u përshëndet me fansat e KB Rahoveci.

Ai tha se Rahoveci do të mbetet përgjithmonë në zemrën e tij.

Reklama