Me patericë në dorë e fashë në fyt, Isa Mustafa niset që ta marrë edhe një mandat në LDK

Kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa, e ka hapur me fjalimin e tij Kuvendin e 9-të Zgjedhor të kësaj partie.

Ai nuk është shfaqur në gjendjen më të mirë shëndetësore në këtë kuvend të partisë.

Mustafa ka hyrë në sallë me një patericë në dorë.

Mustafa është parë edhe me një fashë në fytyrë.

Në këtë Kuvend do të zgjidhet kryetari i ri i LDK-së. Vetë Mustafa mund të rivotohet si kryetar i kësaj partie pasi që për të ka konsensuas të disa degëve të mëdha të kësaj partie.

 

Reklama