Me garën e Kapjes së Peshkut me dorë përfundon AgroFesta 2021

Me aktivitetin e fundit, Kapja e Peshkut me Dorë, që është shënuar sot në AgroFesta, ka përfunduar festivali tradicional në Krushë të Madhe që ka për qëllim të promovojë perimkulturën.

Në këtë garë kanë marrë pjesë dy grupe me nga pesë anëtarës (peshk-kapës dhe peshk-mbajtës).

Grupi fituesi është publikuar me fotografi në faqen zyrtare të festivalit në Facebook.

Në njoftim thuhet:

Ekipi fitues! 🌶🌶🌶

Dy grupe me nga pese anetar (peshk-kapes dhe peshk-mbajtes) ne garen rekreative Kapja e Peshkut me Dore permbyllin edicionin e 7-te te sukseseshem  te Agrofesta 2021!

Shihemi ne Agrofesta 2022 🌶🌶🌶

Reklama