Me 3 dhjetor betohet Smajl Latifi dhe konstituohet përbërja e Kuvendit të ri komunal

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se mbledhja inaugurese e Kuvendit të ri të Komunës së Rahovecit, që del nga zgjedhjet e fundit lokale, do të mbahet me 3 dhjetor.

Në njoftimin e publikuar, Komuna fton të gjithë palët e interesuara që të marrin pjesë apo ta përcjellin konstituimin e kuvendit të ri dhe betimin e kryetarit Smajl Latifi për mandatin e ri.

Njoftimi i plotë:

Njoftohen të gjithë anëtarët e Kuvendit të Komunës së Rahovecit, institucionet komunale, kryetarët e këshillave të fshatrave dhe lagjeve urbane, familjet e dëshmorëve dhe martirëve, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, institucionet fetare, përfaqësues të KFOR-it, përfaqësues të OSBE-së, mediat e shkruara, mediat elektronike dhe të gjithë qytetarët e komunës së Rahovecit, si dhe pjesëmarrës të tjerë të interesuar, se me datën 3 dhjetor 2021, në sallën e Kuvendit të Komunës së Rahovecit, do të mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Rahovecit, duke filluar nga ora 10:00.

Në këtë seancë do të bëhet konstituimi i Kuvendit të Komunës së Rahovecit, do të bëhet dhënia e betimit të anëtarëve të ri të zgjedhur të Kuvendit dhe dhënia e deklaratës së betimit solemn të Kryetarit të zgjedhur të Komunës.

Ju mirëpresim!

Kryetar i Komunës,

Smajl Latifi

Reklama