Mc Kresha e Lyrical Son, në Agrofesta

Organizatorët e festivalit të perimekulturës AgroFesta 2019, kanë njoftuar se në edicionin e këtij viti, mysafirë do të jenë Mc Kresha e Lyrical Son.

Dy reperët e njohur do të performojnë më 14 shtator, në ditën edhe kur mbahet festivali në Krushë të Madhe.

“BOOM!!! P.I.N.T.at në festivalin e perimekulturës AgroFesta 2019 !!! MC Kresha & Lyrical Son do të performojnë LIVE me 14 SHTATOR/ e SHTUNË në AgroFesta / Krushë e Madhe / Rahoveci”, thuhet në njoftim.

Agrofesta tash e disa vjet mbledh në Krushë të Madhe qytetarë të shumtë nga i gjithë vendi, të cilët vizitojnë Krushën dhe shohin nga afër përkushtimin e madh të krushjanëve dhe punën e tyre në prodhim të perime kulturave dhe produkteve te tyre.

Në këtë edicion, Agrofesta do të ketë aktivitete të reja, muzikë të përzgjedhur dhe detaje të tjera që do të sjellin një përjetim unik për pjesëmarrësit.