Mbyllet pjesa e parë, Prishtina në epërsi ndaj Rahovecit

Z Mobile Prishtina e ka përfunduar pjesën e parë të ndeshjes së katërt finale me epërsi ndaj KB Rahoveci.

Me 13 pikë epërsi, Prishtina e ka përmbyllur pjesën e parë pas 20 minutave lojë kunër Rahovecit në arenën ”Mizaher Isma”.

Ky rezultat ia vështirëson situatën KB Rahoveci, megjithatë ka ende shpresa që rezultati mund të kthehet.

Nëse Prishtina fiton sonte, atëherë bëhet Kampione e Superligës së Kosovës, duke pasur parasys se nga tri ndeshjet e para, dy prej tyre i ka fituar, duke i lënë një fitore Rahovecit.

Reklama