Mblidhet Shtabi i Posaçëm Emergjent i Komunës së Rahovecit, flitet për gjendjen e rënduar nga pandemia

Për shkak se pandemia ka rënduar situatën në Rahovec, sot është mbajtur takimi i Shtabit të Posaçëm Emergjent në Komunën e Rahovec.

Kryetar i Rahovecit dhe i Shtabit, Smajl Latifi, ka thënë se nga takimi janë arritur disa konkluza në mënnyrë që efektet dëmtuese të pandemisë të dobësohen.

Latifi ka shkruar:

MBAHET TAKIMI I SHTABIT TË POSAÇËM EMERGJENT NË KOMUNËN E RAHOVECIT

Sot, kemi mbajtur takimin e radhës të Shtabit të Posaçëm Emergjent të Komunës së Rahovecit, ku për shkak të pandemisë po përballemi me një situatë mjaft të vështirë, megjithëse nuk po mungon angazhimi institucional në parandalimin e COVID 19.

Konkluzat e këtij takimi janë:

– Vazhdojmë të jemi të fokusuar në situatën aktuale për të dhënë angazhim maksimal në parandalimin e Covid 19

– Institucionet përgjegjëse për zbatimin e ligjit të pandemisë dhe qytetarët t’i përmbahen maksimalisht veprimeve të parapara në funksion të parandalimit të përhapjes së Covid 19.

Situata në komunën e Rahovecit, është e adminstrueshme, por ju lutem vazhdoni t’i respektoni masat parandaluese dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë, sepse beteja me armikun e padukshëm Covid-19 po bëhet çdo ditë e më e vështirë.

Jemi të vetëdijshëm se vetëm me kujdes të shtuar e së bashku, mund t’ia dalim mbanë.

Reklama