Mbi 737 mijë qytetarë të vaksinuar me dozën e dytë kundër COVID-19

Procesi i vaksinimit kundër COVID-19 po vazhdon me ritëm të ngadalësuar.

Në javët e fundit ka një rënie të interesimit për vaksinim, andaj edhe MSH-ja ka ofruar alternativa të ndryshme, duke hequr edhe terminin si obligativ dhe duke mundësuar kudo vaksinimin.

Deri më tani në Kosovë janë administruar rreth 1.6 milionë vaksina, ndërsa me dozën e dytë janë vaksinuar mbi 737 mijë qytetarë.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.646 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.578.022 doza të vaksinës. Deri më sot 737.475 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në raportin e fundit të MSH-së.

Reklama