Mbi 1,300 qytetarë japin ide e propozime për dizajnimin e Sheshit Qendror të Qytetit

Drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Rahovecit, Rumir Zhuniqi, ka njoftuar se kërkesës së drejtorisë së tij për të dhënë idetë mbi konceptimin e Sheshit Qendror të Qytetit, i janë përgjigjur mijëra qytetarë.

Zhuniqi ka thënë se ka pasur interesim të madh nga qytetarët që të përfshihen në këtë projekt, përderisa ka konfirmuar se konkursi ndërkombëtar të do të shpallet së shpejti.

“Ka pasur shumë interesim në mesin e qytetarëve të Rahovecit që të përfshihen në procesin e konceptimit të Sheshit Qendror të Qytetit. I pyetëm të gjithë ata që deshën të japin ide, propozime e këshilla dhe tash jemi pak ditë para shpalljes së konkursit. Janë paraqitur mbi 540 gra e vajza e 826 djem e burra me propozime të ndryshme që i kanë dhënë ngjyra e kreativitet projektit tonë të përbashkët”, ka shkruar ai.

Ai ka listuar disa prej kërkesave të qytetarëve se si do të duhej të duket sheshi.

“Qytetarët e Rahovecit duan që sheshi të ketë hapësira të gjelbra, vend për aktivitete të ndryshme, vend për festivale. Duan vend të përshtatshëm për rekreacion, stole e lisa të gjatë që bëjnë hije, lule të bukura dhe shatërvane uji. Duan vend për amfiteatër dhe hapësirë të përshtatshme për aktivitete sportive, ulëse, tavolina e vend për piknik. Duan edhe hardhi rrushi, dyqane dhe vend për treg. Lista e propozimeve është e gjatë. Bashkë me UN-Habitatin po punojmë me përkushtim që të gjitha kërkesat t’i inkorporojmë në vizionin e konkursit dhe këto të realizohen në bazë të mundësive hapësinore. Unë i falënderoj 1,372 qytetarët e komunës së Rahovecit që na ndihmuan duke u bërë pjesë përmes pyetsorit online të një debati të gjerë për dizajnimin e sheshit. Të jeni të sigurt se do ta bëjmë më të mirën e mundshme!”, ka shkruar ai në fund.

Ka pasur shumë interesim në mesin e qytetarëve të Rahovecit që të përfshihen në procesin e konceptimit të…

Gepostet von Rumir F. Zhuniqi am Donnerstag, 27. August 2020

Reklama