Mbahet trajnim me bujqit rahovecas për menaxhimin e fermës

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se sot ekspertët e IADK-së kanë mbajtur trajnimin e radhës për menaxhimin e fermës, të cilin trajin e kanë ndjekë disa fermerë nga Komuna e Rahovecit.

“Ekspertja Egzona Hajra i ka njoftuar fermerët ne lidhje me menaxhimin dhe punën që duhet të kryhen në fermat e tyre”, thuhet në njoftim

Drejtoria e Bujqësisë në bashkëpunim me organizata të ndryshme që merren me këshillime bujqësore vazhdimisht kryejnë trajnimet për sektorë të ndryshëm të bujqësisë.

“Fermerët tanë çdo herë më shumë përfitojnë praktikat më të mira për të zhvilluar edhe më shumë veprimtaritë e tyre duke i bërë ata më të sukseshëm!”, thuhet në fund.

Reklama