“Magnituda” nga Rahoveci e sjell të ripërpunuar këngën “Kur nata Korçën e mbulon”

Rock grupi “Magnituda” së fundmi e ka sjellur të ripërpunuar këngën e njohur, “Kur nata Korçën e mbulon”.

Grupi nga Rahoveci e ka publikuar këngën të realizuar me videoklip.

Për realizimin e videoklipit “Magnituda” ka bashkëpunuar me produksionin ArtVision.

Ndryshe, “Hesht”, “Kujtimi”, “Jack, Rock dhe Tripa” janë disa nga këngët e Rock grupit “Magnituda”.

Reklama