Lulzim Basha përjashton Sali Berishën nga PD-ja

Sali Berisha përjashtohet nga grupi i partisë që themeloi 30 vite më parë. Mbrëmjen e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zgjidhi dilemën duke zgjedhur Amerikën përpara liderit historik të së djathtës shqiptare.

Kryedemokrati njoftoi se ka përjashtuar Sali Berishën nga grupi i PD-së për legjislaturën e re që nis nesër, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shpallën “non grata”.

“Ne e konsiderojmë SHBA-në aleatin tonë strategjik më të rëndësishëm për Shqipërinë. Berisha ka bërë të qartë se kjo është një çështje personale e tij dhe ku Partia Demokratike dhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk duhet të përfshihen. Për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të konkretizuar këtë qëndrim të vetë Berishës, kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të kësaj çështje në rrugë gjyqësore, Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Kjo do të shmangte keqpërdorimin e çështjes nga kushdo, për të dëmtuar interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, dhe do i hiqte alibinë cilitdo për të mbrojtur të keqen e vetme të Shqipërisë që është keqqeverisja dhe korrupsioni 8 vjeçar i Edi Ramës” deklaroi Lulzim Basha përmes një video-mesazhi.

 

Reklama