Listës së AAK-së për Asamble, i bashkohet edhe Hatmane Goli

Garës për asambleiste në Kuvendin Komunal të Rahovecit i ka hyrë edhe Hatmane Goli nga Senoci. Ajo është prezantuar nga kryetari i AAK-së në Rahovec Smajl Latifi, si kandidate nga radhët e AAK-së.

Latifi ka thënë se Goli ka një vullnet të fortë që të kontribuojë në komunitetin ku jetojnë, që është bërë edhe motivim që ajo të t’i futet kësaj gare.

Latifi ka shkruar:

E angazhuar në punë sociale, ku edhe ka përfunduar studimet në këtë degë, në Fakultetin Filozofik në UP, Hatmane Goli nga Senoci ka vullnet të pashoq për të kontribuar në komunitetin ku jeton.

Pikërisht ky vullnet ka bërë që ajo t’i bashkohet listës sonë të të nominuarve për kandidatë për Kuvendin Komunal në zgjedhjet e 17 tetorit.

Deri tani ajo ka punuar në Qendrën për Punë Sociale në Prishtinë e OJQ “Hareja” & Qendrën për Punë Sociale në Rahovec.

Hatmanes i dëshirojmë shumë suksese në këtë sfidë të re!

Reklama