Lista me 10 mëkatet e mëdha të Isa Mustafës

Publicisti Enver Robelli ka shkruar në një listë me renditje numerike, siç e quan ai,  ”mëkatet e mëdha të Isa Mustafës”.

Isa Mustafa është rizgjedhur për herë të tretë kryetar i LDK-së para pak ditëve me aklamacion. Ai nuk ka pasur kundërkandidat, përveç Fatmir Sejdiut, i cili është eliminuar nga gara pa e pasur mundësinë që kandidatura e tij të hidhet në votë.

Mustafa ka qenë kandidat konsensual i njerëzve të fuqishëm të partisë, shkruan RahoPress. Kësaj radhe, Isa Mustafën nuk e ka kundërshtuar as Vjosa Osmani, përkundrazi e ka përkrahur dhe uruar.

Ky është shkrimi i plotë i Robellit;

Mëkatet e mëdha të Isa Mustafës

1. Koalicioni me PDK-në
2. Bërja e H. Thaçit president dhe e K. Veselit kryetar të Kuvendit
3. Nënshkrimi i marrëveshjes mbi „Zajdenicën“ e komunave serbe, që i ngjan një „minirepublike serbe“ brenda Kosovës. Kjo marrëveshje u shpall antikueshtetuese.
4. Ndëshkimi i kritikëve të brendshëm partiakë
5. Premtimi se do të „luftojë SHIK-un“, pastaj përqafimi i eksponentëve të SHIK-ut
6. Koalicioni parazgjedhor me figura që dyshohet të kenë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë të UDB-së
7. Dështimi në sjelljen e investitorëve
8. Dështimi në parandalimin e ikjes masive të qytetarëve në dimrin e viteve 2014/15
9. Dështimi në forcimin e sistemit të drejtësisë me qëllim të zbulimit, arrestimit dhe dënimit të vrasësve të dhjetëra funksionarëve të LDK-së, gazetarëve etj.
10. Mosluftimi i eksponentëve të korruptuar brenda partisë

Zgjedhja e Isa Mustafës sërish në krye të LDK-së nuk mund të jetë më shumë se zgjidhje emergjente, e përkohshme, në mënyrë që sa më shpejt, më së largu pas dy vitesh, LDK të ketë një kryetare apo kryetar të ri. Ekziston rreziku që Isa Mustafa ta vazhdojë agoninë duke e shtrirë LDK-në sërish në shtrat me PDK-në.

Reklama