Lekaj për Vetëvendosjen: Po mundohen me ma hedh fajin për tiketën e 5 eurove

Deputeti i AAK-së Pal Lekaj ka akuzuar Vetëvendosjen se në këto 100 ditë qeverisje ka bërë më shumë afera korruptive se sa që është bërë me qeverisjet e kaluara.

“Më besoni që mos koftë për këto 100 ditë më tepër se sa përpara ne kemi me biseduar prapë këtu. Tiketa, çfarë është 5 euro, qysh e nënshkruan një dokument pa asnjë procedurë, dy milion në vit, gjashtë milion, edhe aty po mundohen me gjuajt te Pali, ma kanë mësuar emrin përmendsh”, tha Lekaj në Kanal10.

Lekaj tutje tha se marrëveshja është iniciuar nga departamenti për automjete, por se e njëjta është anuluar.

“E ka iniciuar departamenti për automjete , dhe kur e ka parë sekretari që është në kundërshtim me të gjitha normat, edhe është në kundërshtim me atë që e kemi proklamua , me homologimin na patën lodhë, dhe tani të veproj diçka që nuk ekziston, është inegzistente, pa asnjë procedurë, dhe thotë se është nis në kohën e Palit, çfarë është nis kur e ki vendimin që është anuluar e tërë procedura, dhe ti tash pas tre vjetëve, dy ministra kanë qenë, edhe Abdixhiku, edhe Abrashi, dhe pyetni a ka pasë naj marrëveshje, kjo është puro hajni e llojit të vetë, dhe për mua është kanë e gërditshme, me akuzu dikën që nuk ka asnjë përgjegjësi”, tha Lekaj.

Reklama