LDK: Isa Mustafa, i duhuri për president shteti

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po mund të bien dakord e të merren vesh për pazaret politike për ndarjen e posteve ministrore dhe pozitën e Presidentit më shumë se një muaj.
LDK dhe VV po diskutojnë tash e një kohë të gjatë dhe kanë dalur haptazi kanë treguar se nuk po pajtohen me ndarjen e pushtetit dhe hiset në qeverinë e re.

Por, sot nga LDK ka folur nënkryetari i kësaj partie dhe kryetari i Istogut, Haki Rugova, duke thënë se Isa Mustafa është i duhuri për të qenë president i vendit.
“Natyrisht përgjigjja ime do të ishte po, Isa Mustafa do të ishte mëse i duhur për vendin president. Por tani nuk është koha të flasim për këtë post sepse kemi kohë për këtë çështje”, tha Rugova për Periskopin.

Kujtojmë se kërkesat e LDK’së ndaj VV’së janë, 5 ministri, pozita e kryeparlamentarit dhe pozita e Presidentit, e gjithë kjo si këmbim për pozitën e kryeministrit për Albin Kurtin.

E gjithë kjo nuk po i pëlqen Vetëvendosjes e cila po thotë se për pozitën e Presidentit nuk duhet të flasin njëherë dhe është panegociueshme për koalicion mes dy partive.