LDK e VV me mëngjes në Kuvend, pritet nënshkrimi i marrëveshjes

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës sot janë parë dukë hyrë në Kuvendin e Kosovës.

Mësohet se nga LDK ndodhet Vjosa Osmani, Lutfi Haziri, Kujtim Shala dhe Vlora Dumoshi.

Ndërsa nga VV-ja është parë duke hyrë deputetja Albulena Haxhiu.

Kujtojmë se sot është një ditë vendimtare për arritjen e koalicionit ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Reklama