Latifi konsultohet edhe këtë të enjte me qytetarët

Kryetari Smajl Latifi ka pritur edhe këtë të enjte qytetarë të Rahovecit në zyrën e tij.

Të enjten, zakonisht Latifi e shfrytëzon për të biseduar e konsultuar me njerëz të ndryshëm për çështje të ndryshme.

“Siç ndodh zakonisht të enjteve, edhe sot prita qytetarë të shumtë në zyre, një ditë kjo e konsultimeve, bashkëbisedimeve, kërkesave dhe ideve të ndryshme që i ndihmon edhe Komunës por edhe qytetarëve në bashkëpunim edhe më të ngushtë e transparent!”, ka shkruar kryetari Latifi në Facebook.

Reklama