Latifi zhvillon debat me OJQ-të, zotohet për mbështetjen e tyre

Kryetari i Rahoveci Smajl Latifi, ka njoftuar se sot ka mbajtur një debat publik me grupe të interesit dhe përfaqësues të organizatave OJQ, me të cilët ka biseduar për bashkëveprimin e Komunës me këto organizata, si dhe për  planin e komunës për subvencionimin e OJQ-ve.

“Sot, kam mbajtur debat publik me grupe të interesit dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare të cilat veprimtarinë e tyre e ushtrojnë në komunën e Rahovecit, me temën: KAB 2022-2024. Biseduam për bashkëveprimin ndërmjet komunës së Rahovecit dhe organizatave joqeveritare si dhe për planet e komunës së Rahovecit për subvencionimin e OJQ-ve”, ka njoftuar Latifi.

Ai është zotuar se do të vazhdojë t’i mbështesë organizatat të cilat merren me  të drejtat e fëmijëve, fuqizimin e grave, rinisë e sportit.

Reklama