Latifi viziton vreshtat e Mejdi Kabashit në Zaqisht

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka vizituar sot vreshtat e Mejdi Kabashit nga Zaqishti.

Kabashi ka një hapësirë vreshtar prej katër hektarësh dhe njihet si fermer i suksesshëm.

Latifi ka shkruar:

Me mikun tim të hershëm bacën Mejdi, si çdoherë, edhe sot u ndjeva mirë, në plantacionin katër hektarësh me vreshta, të cilin ai e punon me shumë pasion tash e sa vite.

Të gjithë e dinë, se baca Mejdi është një fermer i suksesshëm, burrë i mirë, mikpritës e bujar.

Mejdi Kabashi nga Zaqishti është kandidat i AAK-së për Kuvendin Komunal, në zgjedhjet e 17 tetorit.

Me bindje të plotë, se Mejdiu do të jetë zëri i drejtëpërdrejtë i bujkut e i fermerit, me zemër i uroj suksese në angazhimin tonë të përbashkët!

Reklama