Latifi viziton krushjanin që nisi biznes të ri: Do të jem krah i djathtë i fermerëve

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka vizituar sot fermerin Valon Hoti në Krushë të Madhe, i cili ka nisur së fundmi biznesin e ri për prodhimin dhe konservimin e produkteve bujqësore.

“Kisha kënaqësinë që të vizitoj sot Valon Hotin në Krushë të Madhe. Valoni vjen nga një familje atdhedashëse dhe punëtore, e cila edhe e ka filluar një biznes të ri. Përveç kultivimit të produkteve bujqësore, ata tanimë kanë filluar edhe me përpunimin dhe konservimin e tyre”, ka shkruar Latifi.

Latifi ka thënë se do të vazhdojë të jetë krah i djathtë i të gjithë fermerëve rahovecas.

“Me zhvillimin e bujqësisë në vitet e fundit në Rahovec është hapur rruga edhe për shumë biznese të tilla familjare të cilat sigurojnë cilësi në treg. Unë do të vazhdoj të jem krah i djathtë i të gjithë fermerëve dhe biznesmenëve në Komunën e Rahovecit”, ka shkruar ai.

Reklama