Latifi viziton kompleksin e ri turistik të Stone Castle: Investim i rëndësishëm për Rahovecin

Kryetari i Rahovecit Smajl latifi ka vizituar sot kompleksin e ri hotelier dhe turistit të Stone Caste, i cili është ende në fazë ndërtimi.

Aty Latifi është pritur nga pronari Rrustem Geci.

Kryetari Latifi e ka konsideruar investim të rëndësishëm për Rahovecin ndërtimin e këtij kompleksi, pasi që sipas tij, do të promovohet turizmi.

Njoftimi i plotë i Latifit:

Sot, isha në vizitë për të parë nga afër ndërtimin e kompleksit hotelier dhe turistik nga Stone Castle, ku u prita nga pronari i kësaj kompanie z. Rrustem Geci!

Ky është një investim me rëndësi të veçantë për Komunën e Rahovecit, nëpërmes të cilit synohet promovimi i turizmit në Rahovec.

Reklama