Latifi viziton gratë krushjane: Janë shembull i pashoq, Komuna do t’ju japë përkrahje

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, ka vizituar sot gratë fermere të Krushës së Madhe, të cilat njihen si shumë të suksesshme për prodhimin e produkteve bujqësore.

Latifi ka thënë se gratë fermere të Krushës së Madhe janë shembull i pashoq I bashkimit për të mirën e përbashkët.

“Sot kemi vizituar gratë fermere të Krushës së Madhe, ku aktualisht janë 57 punëtore gra si dhe janë mbi 70 kontrata me kooperantë për furnizim me perime. Gratë fermere të Krushës janë shembull i pashoq i bashkimit për të mirën e përbashkët dhe dëshmi e pastër se bashkëpunimi i ngushtë në shoqëri gjithmonë sjell sukses”, ka shkruar Latifi, transmeton RahoPress.

Kryetari Latifi ka premtuar përkrahjen e Komunës për gratë fermere.

“Ne si Komunë vazhdimisht kemi përkrahur dhe do të vazhdojmë të përkrahim gratë fermerë të cilat janë bërë shtyllë e zhvillimit të bujqësisë dhe ekonomisë në Krushë të Madhe, duke eksportuar produktet e tyre në Zvicër, Gjermani dhe nga ky vit edhe në SHBA”, ka theksuar ai. /RahoPress/