Latifi viziton fabrikën e telit në Drenoc, investimi nga diaspora që punëson shumë rahovecas

Kryetari Smajl Latifi bashkë me drejtorin e Ekonomisë dhe atë të Shërbimeve Publike, kanë vizituar sot fabrikën për prodhimin e telit “C&G Materiali” në Drenoc.

Latifi ka theksuar se vëllezërit Gashi që jetojnë në Zvicër, kanë investuar në këtë kompani dhe kanë siguruar shumë vende pune për familjet rahovacase.

“I shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë për Ekonomi dhe Zhvillim, Artan Asllani dhe Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Përparim Krasniqi vizituam fabrikën për prodhimin e telit, C&G Materiali në Drenoc. Vëllezërit Gashi nga Drenoci, që jetojnë në Zvicër, në krye me Nazim Gashin, pronarin e kompanisë, kanë arritur që të investojnë në Kosovë duke hapur këtë fabrikë dhe duke siguruar vende pune pēr familjet tona”, ka shkruar Latifi.

Latifi ka thënë se kjo fabrikë eksporton produkte në Zvicër dhe se është kompania e vetme në Ballkan që furnizon 100% tregun e Zvicrës, ku edhe është nga kompanitë më cilësore atje.

“Jemi krenarë me këto investime të mërgatës në Kosovë dhe njëkohësisht, si komunë do të vazhdojmë të punojmë shumë që të krijojmë një mjedis sa më tërheqës ekonomik për investime nga mërgata jonë dhe investime të huaja!”, ka theksuar në fund Kryetari Latifi.

Reklama