Latifi viziton dy përfitues nga granti ministror: Bujqësia, prioritet i lartë

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se bujqve rahovecas po u ndahen serra për kultivimin e produkteve bujqësore.

Ai ka njoftuar se Komuna e Rahovecit ka fituar grante nga Ministria e Bujqësisë për fermerët e komunës, ndërkohë që ka vizituar dy prej përfituesve.

Latifi ka theksuar se bujqësia do të vazhdojë të mbetet prioritet i lartë i qeverisjes së tij.

Latifi shkruan:

Sipërfaqet e mbrojtura (serrat), ndikojnë në rritjen e cilësisë së prodhimeve bujqësore, njëkohësisht  edhe në sigurinë e tyre nga fatkeqësitë natyrore.

Përmes përkrahjes nga kompania konsulente për hartim të projekteve kemi arritur të fitojmë grante nga Ministria e Bujqësisë për fermerët e komunës sonë.

Metush Fazliu nga Celina, ish-bashkëluftëtar i imi i UÇK-së është përfitues i grantit,  ku tash ka filluar me vjeljen e trangullit për t’a dorëzuar në Qendrën Grumbulluese në Xërxë, sipas kontratës. Në një sipërfaqe 30 ari të ndërtuar në 2020, tani është turni i katërt i prodhimit.

Edhe fermeri Lulzim Thaçi nga Xërxa, poashtu, ish-bashkëluftëtar i imi, është përfitues i serrës me sipërfaqe 20 ari si rezultat i ndihmës së komunës. Serra është ndërtuar me standarde dhe menjëherë aty ka filluar mbjellja e perimeve.

Bujqësia do të vazhdojë të jetë prioritet i lartë i qeverisjes që unë drejtoj!

Reklama