Latifi viziton biznese të ndryshme në Rahovec: Janë inspirimi ynë

Kandidati për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, ka vazhduar vizitat te bizneset rahovecase.

Latifi ka thënë se bujqit dhe ndërmarrësit janë shpirti punëtor dhe motivim e inspirim i Rahovecit.

Ai ka thënë se sipërmarrësit do ta kenë gjithmonë përkrahjen time dhe derën e hapur tek unë.

Latifi ka shkruar:

Dje vizituam fermerët dhe sipërmarrësit e vyeshëm të Rahovecit.

Fillimisht ishim te fermeri Driton Orllati, i cili ka mbi 40 krerë lopë, prej tyre 26 qumështore. Është për keqardhje që Dritoni për shkak të procedurave në dokumente është detyruar të heq dorë nga subvencionet!

***

Selajdin Canziba me bodrumin e tij ka filluar përpunimin e rrushit, një familje me mbi 5ha vreshta, për të siguruar treg me produktet e verës.

***

Fetah Popaj në Fortesë mbjell mbi 15ha me perime, ku dominon kultura e qepës. Ai ka ndërtuar një depo magazinuese ku e ruan produktin e tij.

***

Vizitën e vazhduam tek fermeri Jeton Hoti, i cili posedon 34 lopë qumështore. Një familje e përkushtuar në punë, ku takova edhe bacin Tahir, plakun më të moshuar në Ratkoc.

***

Fermeri Xhafer Hoti ka 25 lopë qumështore si dhe sipërfaqe të shumta me perime dhe kultura të tjera bujqësore.

***

Vizitën e vazhduam te fermeri Bashkim Hoti, me një nga fermat më të mëdha në komunën tonë. Ai ka 110 krerë lopë, me mbi 60 qumështore, ku punojnë me përkushtim e ndershmëri e tërë familja.

***

Arton Hoti është fermer, po ashtu shumë i përkushtuar me 28 lopë qumështore dhe me sipërfaqe të shumta me perime, kryesisht speca.

***

Bujqit dhe ndërmarrësit tanë janë padyshim shpirti punëtor dhe motivim e inspirim i Rahovecit. Ata do ta kenë gjithmonë përkrahjen time dhe derën e hapur tek unë.

Reklama