Latifi vizitoi sot mjekët, zjarrfikësit dhe mirëmbajtësit e Rahovecit

Kryetari Smajl Latifi sot ka vizituar QKMF-në “Dr. Fahredin Hoti”, brigadën e zjarrfikësve dhe “Eko Regjionin”. Ai ka thënë se vizitat e zhvilluara sot ishin te institucionet e rëndësishme për qytetarët e Rahovecit.

Latifi ka shkruar:

Takimet i vazhdova me institucionet e rëndësishme që kujdesen për qytetarët e Rahovecit.

QKMF “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec është një storie suksesi, ku pas investimeve tona në ndërtimin e objektit modern, tashmë aty ofrohen shërbime të shumta dhe cilësore për qytetarët e Rahovecit. Të gjitha repartet janë funksionale si dhe procesi i vaksinimit po vazhdon dhe menaxhohet mirë.

Tek zjarrfikësit kemi investuar shumë në pajisjet e ndryshme të nevojshme, por edhe kemi fituar donacione të shumta të cilat kanë ndihmuar që të rritet cilësia e punës dhe shërbimeve. Sigurisht, qeveria duhet të kujdeset për paga më të mira për zjarrfikësit sepse padyshim i meritojnë ato.

Ndërkohë, “Eko Regjioni” me punëtorët që janë heronjtë e ditëve të sotshme, kujdeset për mjedisin e pastër, një nga prioritetet tona më të rëndësishmet. Edhe këtu kemi punuar mjaft, sidomos me donacionet e shumta të fituara si grantet e përformancës për mjedis të pastër e nga Japonia, por do të vazhdojmë të kontribuojmë në përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe mjedisit në Rahovec.

Reklama