Latifi vizitoi sot disa biznese në Rahovec

Vizitat te bizneset rahovecase, kryetari aktual dhe kandidati për kryetar, Smajl Latifi, i ka vazhduar edhe sot.

Ai ka vizituar disa kompani private që janë të shtrira në komunën e Rahovecit.

Latifi ka thënë se në këto takime po shpalosë edhe programin e tij për ekonominë para sipërmarrësve.

Latifi ka njoftuar:

Takimet me biznese i vazhduam dje në Rahovec. Fillimisht tek “Fatmiri Commerce” me pronar Petrit Rama, Auto Servis “Toni” me pronar Jeton Kastrati, material ndërtimor “Isma” me pronar Mirsad Isma, Auto Servis “Fahredini-A” me pronar Artan Shabandula, Auto Servis “Neziri” me pronar Tefik Neziri, “Ndërtimi-3” me pronar Haxhi Zllanoga dhe “Rama-shpk”, me pronar Sefer Rama.

Në këto takime po shpalosim programin tonë për ekonominë dhe bizneset dhe po vazhdojmë t’i sigurojmë bizneset se do të jemi krah i tyre edhe në mandatin e ardhshëm.

Reklama