Latifi vizitoi disa fshatra: Po ndjehet fryma e fitores në çdo anë të Rahovecit

Kandidati për kryetar të Rahovecit, që është edhe kryetar aktual, Smajl Latifi, ka vizituar gjatë ditës së djeshme fshatrat Drenoc, Senoc, Zatriq, Polluzhë, Patasel, Kaznik, Çifllak, Kramovik dhe Guri i Kuq.

Latifi ka thënë se është i nderuar me pritjen që i është bërë gjithandej Rahovecit.

Ai ka thënë se për partinë e tij ndjehet fryma e fitores së 17 tetorit në çdo pjesë të komunës.

Latifi ka shkruar:

Sonte takuam banorët e Drenocit, Senocit e Zatriqit, shoqëruar nga kandidatët Artan Asllani, Hatmane Goli dhe Ismet Kastrati, pastaj banorët e Polluzhës, Pastaselit dhe Kaznikut shoqëruar nga kandidatët Alban Bajraktari dhe Bekim Krasniqi dhe banorët e Çifllakut, Kramovikut dhe Gurit të Kuq, shoqëruar nga kandidatët Feriz Thaqi, Binak Berisha dhe Drilon Mustafa.

Jam i nderuar me pritjen e sotme nga bashkëqytetarët gjithandej. Fryma e fitores së madhe po vërehet në çdo cep të Rahovecit, andaj ju falënderoj përzemërsisht për gjithë këtë përkrahje.

Zotohem, se kjo do të kthehet në angazhim edhe më të madh në mandatin që vjen.

Reklama