Latifi vazhdon vizitat te bizneset rahovecase

Kandidati për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, është duke i vazhduar vizitat te bizneset rahovecase.

Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar për bizneset të cilat i ka vizituar sot.

Latifi shkruan:

Në kuadër të vizitave të bizneseve, dje me bashkëpunëtorë dhe kandidatin për KK, z. Ali Morina qëndruam në Ratkoc. Biznese të vogla, të mesme e të mëdha, prodhuese e shërbyese, tregtare e zejtare na pritën për të bashkëbiseduar rreth bashkëpunimit të deritanishëm në mes bizneseve dhe institucioneve si dhe planeve për të ardhmen.

—-

Kënaqësi të qëndrosh në Qendrën Grumbulluese të Qumështit, “Pashtriku-N”, me pronar Naser Morinën, më e madhja në komunën tonë, e që kooperon me mbi 400 fermerë, nga të cilët grumbullohen mbi 5 milionë litra qumësht brenda një viti.

*

“Xoni Metal”, ishte ndalesa e radhës, një veprimtari biznesore me traditë në këtë zonë, e cila mirret me përpunimin e metalit.

*

“Ratkoci Plast”, fabrika për punimin e dyerve dhe dritareve, gjithashtu është një rrëfim suksesi tash e 20 vite në tregun vendor si dhe atë evropian.

*

Supermarketi “Dani – H”, është njëri nga bizneset me traditë të kësaj zone, i cili zanafillën e tij e ka nga njeriu i mirë e punëtor i madh, i ndjeri Dinë Hoti, e që po vazhdohet suksesshëm edhe nga vëllezërit dhe djali Ardit Hoti.

*

Në supermarketin e njohur “Dani”, u mirëpritëm nga pronari Lulzim Krasniqi, i cili udhëheq me shumë sukses biznesin e tij dhe numëron 10 punëtorë.

*

Vizituam edhe Restaurant “Dollari”, një biznes familjar i cili përkundër dëmit që kishte pësuar nga një incident, ka arritur të rikthehet fuqishëm.

*

Frizer “Ermali”, ishte ndalesa jonë e fundit në ditën e djeshme, një biznes ky i cili ka 5 të rinj të punësuar.

Është kënaqësi kur sheh nga afër punën e palodhshme që po bëjnë punëtorët e vyer të Komunës së Rahovecit dhe kontributin e tyre të pashoq për ekonominë tonë!

Mirënjohje dhe respekt për mikpritjen që na bënë!

 

Reklama