Latifi vazhdon takimet: Aleanca dhe lista jonë fituese po mirëpritet në Rahovec dhe gjithë Kosovën

Sot kryetari i Degës së AAK-së ka mbajtur një takim mobilizues me struktura dhe mbështetës të partisë në Drenoc, Senoc dhe Brestoc, ku sipas tij u dëshmua përkrahja e fuqishme për listën e AAK-së.

“Sonte, me bashkëpunëtorë takuam shumë qytetarë të cilët na dhanë si asnjëherë më herët përkrahjen në rrugëtimin tonë. Aleanca dhe lista jonë fituese po mirëpritet në Rahovec dhe gjithë Kosovën”, ka shkruar Latifi.

Edhe një herë, Latifi ka kërkuar përkrahjen e qytetarëve për Ramush Haradinajn president dhe për katër kandidatët nga Rahoveci që garojnë për t’u bërë deputetë në Kuvendin e Kosovës

“Bashkë, për Ramushin President! Bashkë për Fatmirin, Bjondinën, Beratin dhe Mahmutin, për përfaqësim dinjitoz!”, ka shkruar ai.

Reklama