Latifi vazhdoi vizitat te bizneset rahovecase

Kandidati për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, ka vazhuar vizitat te bizneset rahovecase.

Ai ka thënë se me këto vizita synon që të krijojë një siguri te bizneset që përkrahja institucionale do të jetë e vazhdueshme për to, por edhe për të marrë mendimet dhe komentet e tyre.

Latifi ka shkruar:

Duke vizituar fabrikën e miellit “Vetoni” në Rahovec, “Ritupack” në Fortesë, “Durguti 3” në Rahovec dhe “Condor”, kemi vazhduar dje takimet me bizneset e Rahovecit.

Fabrika e miellit “Vetoni” operon që nga viti 1993, Ritupack që ka mbi 40 produkte të plastikës dhe eksporton në shtetet e BE-së dhe Izrael, punëson mbi 40 punëtorë, 80% e tyre janë vajza dhe gra, “Durguti 3” bën shitjen e produkteve të ndërtimtarisë dhe ka po ashtu rreth 40 punëtorë si dhe “Condor” që është një biznes me traditë dhe është i shtrirë edhe në qytete tjera të Kosovës.

Me këto takime synojmë të sigurojmë fabrikat dhe bizneset e komunës së Rahovecit, se do të vazhdojmë të jemi krah tyre ashtu siç kemi qenë deri tani dhe po ashtu, të marrim komentet, nevojat dhe kërkesat që këto biznese kanë për të rritur edhe më shumë efikasitetin dhe partneritetin mes tyre dhe komunës së Rahovecit.

Reklama