Latifi uron të birin për ditëlindje: Vazhdo rrugën e nisur breza më parë për të mirën e Atdheut

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka ndarë me miqtë e tij në Facebook një urim për të birin e tij, Etnikun, me rastin e ditëlindjes së tij.

Latifi ka uruar që i biri i tij ta vazhdojë rrugën e nisur breza më parë për të mirën e Atdheut.

Ai ka shkruar:

Urime ditëlindjen, biri im, Etnik! Paç shëndet të mirë, mbarësi dhe suksese në jetë! Ta vazhdosh rrugën që është nisur breza më parë e të punosh në të mirë të Atdheut! Më e mira që mund ta bësh tani është të studiosh e të aftësohesh për përballjet nga më të ndryshmet që sjell jeta. Jam i sigurt se do t’i kalosh të gjitha, faqebardhë e me dinjitet!

Reklama