Latifi uron për Vitin e Ri: Paçit shëndetin e mirëqenien dhe ju përcjellshin sukseset në punë e profesionet tuaja

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka uruar qytetarët dhe miqtë e tij për vitin e ri 2022.

Ai, në urimin e tij të shpërndarë në Facebook, ka thënë se sivjet më së shumti lutemi që kriza shëndetësore dyvjeçare të marr fund dhe njerëzit t’i kthehen normalitetit.

Latifi ka shkruar:

Gëzuar 2022!

Të dashur qytetarë të Rahovecit e miq të mi, ju uroj nga thellësia e zemrës më të mirat për vitin e ri 2022. Paçit shëndetin e mirëqenien dhe ju përcjellshin sukseset në punë e profesionet tuaja që aspironi t’i zhvilloni në të ardhmen.

Më së shumti, lutemi që viti i ri të vijë me më shumë normalitet dhe kriza shëndetësore dyvjeçare të marrë fund.

Gëzuar për ju dhe familjet e juaja!

SL

Reklama