Latifi uron për pavarësinë e SHBA-së: Është shteti me demokracinë më të fuqishme në botë

Urimeve të shumta për 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, i është bashkuar edhe urimi i Kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifi.

Latifi SHBA-në e ka vlerësuar si shtetin që përfaqëson lirinë dhe demokracinë më të fuqishme në botë, si dhe, si aleatin më të rëndësishëm për Kosovën.

Urimi i plotë:

Shteti që përfaqëson lirinë dhe demokracinë më të fuqishme në botë dhe aleati më i rëndësishëm i Kosovës, SHBA, feston sot Ditën e Pavarësisë!

Do të festojmë e urojmë bashkë ditë të tilla, me shtetet mike që Kosovës i kanë qëndruar atëherë kur kishim nevojë më së shumti, e po na qëndrojnë pranë gjithmonë.

Urime kjo ditë e shënuar!

Reklama