Latifi uron mësuesit e nxënësit për 7 marsin: Përherë mirënjohës për punën tuaj

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi ka uruar mësuesit dhe nxënësit me rastin e 7 Marsit, ditën e mësuesit shqiptar.

Ai ka shprehur mirënjohjen e tij për punën që bëjnë mësuesit.

Latifi ka shkruar:

Të dashur fëmijë, nxënës, studentë, të respektuar të gjithë ju mësimdhënës,

Përherë mirënjohje dhe vlerësim ndaj secilit që bëni detyrën me nder e jepni nga vetvetja për arritjet tona, për të ardhmen tonë kombëtare dhe shtetërore, për dinjitetin dhe mirëqenien tonë të përgjithshme.

Urime dhe Gëzuar për 7 Marsin!

SL

Reklama