RAHOPRESS
    Facebook Instagram Twitter YouTube TikTok
    RAHOPRESS
    • Lajme
    • Sociale
    • Sport
    • Bujqësi
    • Kult
    • Moti
    • OP / ED
    • Plus
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    RAHOPRESS

    Latifi uron Bajramin me një fotografi familjare, kërkon solidarizim me të varfrit

    03/06/2019 - 20:21
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn

    Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka uruar festën e Bajramit të Madh, duke publikuar një fotografi me familjen e tij.

    Urimin ai ua ka drejtuar edhe familjarëve të dëshmorëve e familjarëve të të pagjeturve dhe të gjithë qytetarëve të besimit islam.

    Latifi ka kërkuar që solidarizimi me të varfrit të jetë në fokus të kësaj feste.

    Urimi i plotë i Latifit:

    ME FAT BAJRAMIN E MADH!

    Të nderuar bashkëqytetarë të Rahovecit, familjarë të dëshmorëve e martirëve, familjarë të të pagjeturve, ju bashkëkombës e ju qytetarë të tjerë të besimit islam kudo që jeni, më lejoni që të shfrytëzoj rastin, t’ju uroj festën e Bajramit të Madh, festë kjo që vjen menjëherë pas përfundimit të Muajit të Bekuar të Ramazanit!

    Solidarizimi me të varfërit është mesazhi kryesor që kjo festë na kujton të gjithëve, andaj dua të ju falënderoj të gjithëve që keni shprehur gatishmërinë që në secilën mënyrë, të ndihmoni të gjithë ata që kanë nevojë, në ditë jo të lehta për shumë prej nesh.

    Bajrami i Madh historikisht na ka bërë bashkë, duke na kujtuar që të japim më shumë nga ajo që kemi e të kujdesemi më shumë për të tjerët, e sidomos për ata që kanë nevojë për ne. Sakrifica e muajit të Ramazanit dhe solidariteti në festën e Bajramit duhet të na bëjë bashkë, të mendojmë e çdo ditë të kontribuojmë për një mirëqenie më të mirë për shoqërinë tonë.

    Andaj, urime këtë festë të madhe dhe Zoti ua pranoftë të gjithë atyre që agjëruan muajin e Ramazanit!

     

    Të fundit nga rubrika

    Vetëvendosje kundër, nuk kalon projektligji për Trustin

    19/01/2023 - 19:46

    Projektligji për Trustin sot në duart e deputetëve

    19/01/2023 - 07:56

    Martini provon ta mbyllë skandalin e miliona eurove, përmes një reagimi sipërfaqësor

    18/01/2023 - 18:18

    Ankohen qytetarët që ia mësynë dyqaneve për furnizim për festa: Çmimet janë të papërballueshme

    31/12/2022 - 11:48

    Garantohet furnizim i qëndrueshëm me rrymë gjatë festave

    30/12/2022 - 23:01

    Operacioni “Ekipi”- 16 të rinj nga Kosova kamuflohen si ekip sportiv për t’u futur ilegalisht në Itali

    27/12/2022 - 18:10

    Basha: KFOR-i është duke gabuar që po e politizon pozitën e vet

    24/12/2022 - 13:35

    Ardhja e bashkatdhetarëve për festat e fundvitit, kolona te Dheu i Bardhë dhe në Merdar

    24/12/2022 - 13:14

    Projektligji për Paga në Kuvend, këto janë dallimet në koeficientë

    20/12/2022 - 13:03

    Ambasadorët e BE-së miratojnë tekstin për liberalizimin e vizave për Kosovën

    20/12/2022 - 12:59
    Rreth Nesh
    Rreth Nesh

    Kjo faqe është pronë e RahoPress L.L.C. Shfrytëzimi, kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i paautorizuar i përmbajtjes, qoftë origjinale apo e modifikuar, pa leje paraprake, paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.

    Kontakt

    Email: [email protected]

    Marketing: [email protected]

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LINQE

    Radio Evropa e Lirë

    Zëri i Amerikës

    DW Shqip

    Impressum

    Privacy Policy

    © 2019-2023 RahoPress të gjitha të drejtat e rezervuara

    Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.