Latifi: Urime Rahovec, suksese drejt trofeut

Ndeshjen KB Rahoveci-Trepça në “Mizaher Isma”, sonte e ka ndjekur edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

“I pranishëm sonte me bashkëpunëtorët dhe me sportdashës të shumtë në Palestrën Sportive “Mizahir Isma”, në një tribunë madhështore e të mbushur plot, duke e parë drejtpërdrejtë, vërtet një art sportiv që të lë pa fjalë”, ka shkruar Latifi.

Ai ka uruar fitoren e Rahvoecit, duke thënë se atmosfera ka qenë e zjarrtë gjatë gjithë kohës.

“Atmosferë e zjarrtë sportive në Rahovec nga ULTRAS VRESHTARËT: FINAL 8 – OSA TERMOSISTEM KUPA E KOSOVËS. Lojë e bukur nga KB Rahoveci – KB Trepça. KB Rahoveci – KB Trepça 97 95. Urime fitoren Rahovec! Urime Kosovë! SUKSESE djelmosha, drejt TROFEUT!”, thuhet në urimin e Latifit.