Latifi: U trondita, u shpreh ngushëllimeve familjeve të viktimave nga aksidenti në Bullgari

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, është shprehur i tronditur nga aksidenti në Bullgari, ku humbën jetën dhjetëra shqiptarë, të cilët po ktheheshin nga Turqia drejt Maqedonisë së Veriut.

Latifi e ka konsideruar tragjike këtë ngjarje, duke thënë se ka prekur shumë familje, ndërsa u ka shprehur ngushëllime familjeve dhe të afërmëve.

Latifi ka shkruar:

I tronditur nga aksidenti shumë i rëndë i një autobusi në Bullgari ku humbën jetën 46 persona, shumica shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Kjo ngjarje tragjike ka prekur shumë familje, me dhjetëra të lënduar e për fat të keq, shumë të vdekur.

Ngushëllime të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre dhe shërim sa më të shpejtë për të lënduarit!

Reklama