Latifi u drejtohet me videomesazh nxënësve dhe mësimdhënësve për e vitin e ri shkollor

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, u është drejtuar me një mesazh urimi nxënësve që sot kanë nisur mësimin në fazën e parë, pas gjashtë muajve ndërprerje të procesit mësimor si pasojë e Covid-19.

Latifi u ka uruar mbarësi nxënësve dhe mësimdhënësve.

Ai ka thënë se komuna do të mbështesë procesin mësimor, që të vazhdojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Njoftimi i plotë me shkrim dhe me videomesazh nga Latifi:

Të dashur fëmijë, nxënës, mësimdhënës dhe prindër!

Nesër, më 14 shtator, do të fillojë viti i ri shkollor në të gjitha shkollat e komunës së Rahovecit.

Uroj të keni mbarësi dhe suksese në mësimnxënie. Poashtu, të gjithë punëtorëve të arsimit, në veçanti mësimëdhënësit i uroj për rifillimin e punës së tyre fisnike në edukimin e gjeneratave të reja.

Suksese dhe mbarësi!

Urime viti i ri shkollor 2020/2021!

Të dashur fëmijë, nxënës, mësimdhënës dhe prindër! Nesër, më 14 shtator, do të fillojë viti i ri shkollor në të gjitha…

Gepostet von Smajl Latifi am Sonntag, 13. September 2020

 

Reklama