Latifi tronditet nga lajmi për aksidentin fatal, del menjëherë në vendngjarje

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka dalë në vendngjarje me të marrë vesh për aksidentin e rëndë në Bërrnjak të Rahovecit, ku mbetën të vdekur 3 të vdekur dhe 3 të lënduar.

Latifi është shprehur i tronditur për këtë lajm, derisa ka ngushëlluar familjarët e viktimave e të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.

Reagimi i plotë:

U trondita nga lajmi i para pak orëve, ku në një aksident të rëndë trafiku në Bërnjak kanë humbur jetën 3 qytetarë, kurse 3 janë lënduar! Sapo mësova për rastin dola në vendin e ngjarjes, për të kuptuar nga afër se çfarë ka ndodhur.

Dua t’i ngushëllojë sinqerisht familjarët e viktimave, ndërsa të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë.

Njëkohësisht, lus qytetarët që të kenë shumë kujdes në komunikacion, sidomos tani që është rritur fluksi i automjeteve në rrugë!

Reklama